Moti i keq ka përfshirë veriun e Italisë. Reshje të shumta shiu të cilat kanë zgjatur për rreth 2 orë kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Milanos, duke sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

 

Mbrojtja civile raportoi se ka pasur edhe rënie të pemëve si dhe rrëshqitje dheu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat italiane raportojnë se në rrezik për të dalë nga shtati është edhe liqeni i Komos.

 

Gjatë natës, sqaron departamenti i mbrojtjes civile, niveli i ujit u rrit me shpejtësi mbi pragun e përmbytjes. Vullnetarët kanë ngritur barrierat e lëvizshme, pasi niveli i ujit parashikohet që të rritet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kërkojmë qytetarët për bashkëpunim maksimal: mos iu afroni shumë zonave të përmbytura dhe mos pengoni punën e vullnetarëve”, paralajmëron mbrojtja civile.