Moti i keq përfshin Italinë/ Stuhia shkakton dëme në banesa dhe infrastrukturë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas një jave me temperatura ekstrem të larta, Italia është përfshirë nga moti i keq.

 

Stuhi me rrebeshe shiu, shkarkesa elektrike dhe erëra të forta kanë prekur kryesisht rajonin verior të vendit Lombardi, duke shkaktuar dëme të mëdha.

 

Advertisement

Qindra çati banesash janë dëmtuar për shkak të erërave të forta.

 

Probleme ika pasur edhe në transport. Stuhia e fuqishme që goditi Milanon krijoi probleme në qarkullimin e tramvajeve, për shkak të degëve të rëna në kabllot e rrjetit elektrik.

 

Advertisement

Shumë linja u devijuan. Një pemë e rrëzuar nga era përfundoi në shinat e linjës hekurudhore në Pisogne, duke ndërprerë lëvizjen e trenave për disa orë. Edhe disa linja të tjera u pezulluan.

 

Në një nga bashkitë në afërsi të Milanos, një pemë përfundoi në çatinë e reanimacionit të spitalit civil, hyrja e urgjencës u bllokua dhe pacientët u detyruan të futeshin nga bodrumi. Pjesa më e madhe e qytetit mbeti pa energji elektrike. Edhe disa monumente kulturorë raportohet të jenë dëmtuar.

 

Advertisement

Megjithatë, fatmirësisht deri më tani nuk ka dëme në njerëz.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy