VIDEO-Moti i keq në Itali/ Stuhia “apokaliptike” shkakton dëme të shumta, humb jetën një 58-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO-Moti i keq në Itali/ Stuhia “apokaliptike” shkakton dëme të shumta, humb jetën një 58-vjeçare

Në një kohë kur Europa po përballet me temperatura të larta dhe zjarre që kanë përfshirë disa vende, në Itali ka pasur një stuhi të pazakontë, e cila është shoqëruar me shkarkime të vazhdueshme rrufesh, që goditi rajonin e Milanos dhe një pjesë të mirë të Brianzës dhe zonën veriore të Lombardisë rreth orës 4 të mëngjesit.

 

Nga përkeqësimi i motit, problematika u shkaktuan edhe në rrjetin elektrik, ku disa qytete mbetën pa energji elektrike.

 

Advertisement

Bllokimi i rrugëve nga mbeturinat dhe rrëzimi i pemëve, solli një problematikë serioze, ku qarkullimi i mjeteve u bë gati i pamundur. Për shkak të stuhive që italianët e kanë përshkruar në rrjete sociale si ‘apokalips’, autobusët dhe tramvaji janë përkohësisht jashtë funksioni. Përpos se në Monza, linjat hekurudhore janë kufizuar edhe në zona të tjera.

 

TGCOM24, raporton se në provincën e Monzas një 58-vjeçare ka humbur jetën.

 

Advertisement

Gruaja ishte strehuar duke pritur që të mbaronte stuhia, por kur lëvizi u godit nga një pemë e madhe, që i ra papritur. Ka pasur një thirrje të menjëhershme për ndihmë nga disa kalimtarë, por pa sukses.

 

Po ashtu, agjencia italiane e lajmeve, ANSA, raporton se një breshër jashtëzakonisht i madh ka dëmtuar aeroplanin që po fluturonte nga Milano në Neë York. Kjo sitiatë “apokaliptike” e ka detyruar atë të bëjë ulje emergjente.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy