Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Sudanin Jugor, duke organizuar një meshë të hapur për mijëra pjesëmarrës.

 

Ai i ka bërë thirrje masës që të refuzojë atë që e ka konsideruar “helm të urrejtjes” dhe u ka kërkuar pjesëmarrësve që të mos humbin mundësitë për të ndërtuar paqe.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai është zotuar se do të fokusohet me liderët shtetërorë drejt dhënies fund të konfliktit.

 

Para largimit, ai i ka thënë turmës: Të dashur vëllezër dhe motra, kthehem në Romë duke ju ndjerë më afër zemrës sime”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Katolikët e entuziazmuar kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se kjo vizitë i ka gëzuar ata jashtë mase.

 

“Nuk kam fjetur, jam shumë e lumtur”, ka thënë Jovana Buyom.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne jemi shumë të lumtur me ardhjen e Papës, sepse ai na ka dhënë mesazhin e paqes, të bashkohemi ne populli i Sudanit Jugor”, ka thënë Juaj Bol Ayuel.

 

Mesha e Papës ka mbledhur 70.000 pjesëmarrës.

Ceremonia fetare është mbajtur në ditën e fundit të vizitës së Papës në Sudanin Jugor, njëkohësisht e para e tij në këtë vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Prej shpalljes së pavarësisë më 2011, ky shtet është përballur me luftë civile.

 

Pavarësisht marrëveshjes së arritur për paqe më 2018, dhuna e nxitur nga tensionet etnike ka vazhduar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Më shumë se 400.0000 njerëz besohet se kanë vdekur si pasojë e konfliktit./rel