Sulmi që ndodhi në Illinois në ditën e pavarësisë së SHBA , ishte i planifikuar prej javësh.

 

Autoritetet amerikane thanë në një deklaratë të fundit, pasi kanë vënë në pranga dhe autorin Robert Crimo, që i mori jetën 6 personave dhe plagosi 30 të tjerë , se ai kishte javë që e planifikonte sulmin, por nuk kanë ende një ide të saktë për motivin që e coi atë në ngjarjen tronditëse.

“ Autori kishte një pushkë me fuqi të lartë, hyri në çatinë e një biznesi nëpërmjet shkallëve të emergjencës dhe filloi të hapte zjarr ndaj të pranishmëve të pafajshëm të festës së Ditës së Pavarësisë.pas sulmit ai u kamofulua si një grua, ne besojmë se ai e bëri këtë për të fshehur tatuazhet dhe identitetin e tij dhe për ta ndihmuar atë gjatë arratisjes me njerëzit e tjerë që po iknin nga kaosi.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Polica tha se arma që i riu mbante ishte me leje. 22 vjecari tentoi të largohej, por pas një ndjekjeje intensive të policisë ra në pranga shpejt.

 

Shumë nga dëshmitarët kanë thënë se fillimisht të shtënat i kishin menduar për fishekzjarre. Por vetëm kur panë disa persona të gjakosur e kuptuan se kishte një sulmues.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Parada nisi në orën 10:00 sipas kohës lokale dhe u ndërpre 10 minuta pasi nisën të dëgjoheshin të shtëna. Disa orë pas të shtënave në Çikago, dy policë u plagosën në të shtënat në Filadelfia gjatë festimeve të 4 Korrikut.