“Sulmi me dron i SHBA-ve në Kabul nuk ishte pakujdesi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sulmi me dron i SHBA-ve në Kabul nuk ishte pakujdesi”

Një rishikim i pavarur i Pentagon-it ka arritur në përfundimin se sulmi me dron i Shteteve të Bashkuara që vrau civilë dhe fëmijë të pafajshëm në Kabul nuk ishte pakujdesi apo sjellje e pahijshme, sipas Associated Press.

Raporti i publikuar nga gjeneral-lejtant i Forcave Ajrore Sami Said është rishikuar nga një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Ai deklaron për gazetë “POLITICO” se kishte disa shkëputje në komunikim dhe në procesin e identifikimit e më pas të konfirmimit të objektivit.

Zyrtari tha më tej se Said arriti në përfundimin se goditja e gabuar ndodhi pavarësisht masave të kujdesshme për të parandaluar vdekjet e civilëve.

Advertisement

Rishikimi i Said nënvizon se sulmi me dron duhet të konsiderohet në kontekstin e momentit.

Kjo, pasi forcat amerikane nën stres po përmbyteshin nga informacionet për kërcënimet ndaj trupave dhe civilëve në aeroportin e Kabul-it.

Mijëra afganë, sipas deklaratës, po mbushnin aeroportin, duke u përpjekur të largoheshin nga vendi.

Sipas zyrtarit, Said zbuloi se komunikimi më i mirë midis atyre që merrnin vendimin për sulmin dhe personelit tjetër mbështetës mund të kishte ngritur më shumë dyshime për bombardimin, por në fund mund të mos e kishte parandaluar atë.

Advertisement

Ndërtimi i situatës

Sulmi me dron i datës 29 gusht drejt një makine të bardhë Toyota Corolla, vrau Zemerai Ahmadi-n dhe nëntë anëtarë të familjes, përfshirë shtatë fëmijë.

Ahmadi, 37 vjeç, ishte një punonjës për një kohë të gjatë i një organizate humanitare amerikane.

Goditja rreth makinës erdhi vetëm disa ditë pasi një sulmues vetëvrasës i Shtetit Islamik vrau 13 trupa amerikane dhe 169 afganë në aeroportin e Kabul-it.

Advertisement

SHBA-të po punonin për të evakuuar mijëra amerikanë, afganë dhe aleatë të tjerë në prag të rënies së qeverisë së vendit.

Said arriti në përfundimin se forcat amerikane besonin vërtet se makina që po ndiqnin ishte një kërcënim i menjëhershëm.

Raporti

Raporti, i cili është miratuar nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, ka bërë disa rekomandime.

Këto të fundit u janë përcjellur komandantëve në Komandën Qendrore të SHBA-ve dhe Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA.

Advertisement

Zyrtari tha se rishikimi rekomandon që të bëhet më shumë për të parandaluar atë që zyrtarët ushtarakë e quajnë “paragjykim konfirmimi”.

Rishikimi rekomandon që ushtria të ketë personel të pranishëm me një ekip sulmi.

Detyra e tyre është vënia në dyshim në mënyrë aktive mbi përfundime të tilla.

Advertisement

Raporti thotë se përdorimi i të ashtuquajturit “ekip i kuq” në sulme të tilla mund të ndihmojë në shmangien e gabimeve.

Said rekomandoi gjithashtu që ushtria të përmirësojë procedurat e saj për të siguruar që fëmijët dhe civilët e tjerë të pafajshëm të mos jenë të pranishëm përpara se të nisin një sulm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy