Një 37-vjeçar danez, është autori i sulmit me shigjeta që la të vrarë të paktën 5 persona e plagosi dy të tjerë, në qytetin norvegjez të Kongsberg. Lajmin e bëri të ditur policia, e cila sqaroi se kishte arrestuar të dyshuarin.

Për 34 minuta, agresori i armatosur me shigjeta me hark, shënjestroi qytetarë të rastësishëm në disa skena  krimi; një supermarket; një zonë rezidenciale dhe një konvikt. Mes të plagosurve është edhe një polic, i cili ishte jashtë shërbimit në momentin e sulmit. Ende i paqartë motivi i ngjarjes, ndërsa policia nuk përjashton se mund të bëhet fjalë për terrorizëm.

“Fatkeqësisht mund të konfirmoj se 5 persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur; mes të cilëve edhe një polic jashtë detyrës. Rreth orës 18 e 30 minuta policia mori një sërë telefonatash lidhur me një person që lëvizte në qendrën e Kongsberg, i armatosur me shigjeta me hark.  Menjëherë më pas, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi të dyshuarin. Nuk e dimë ende nëse është një sulm terrorist, apo politik”, tha shefi i Policisë.

Sipas policisë, agresori i identifikuar si Rainer Winklarson mendohet të ketë vepruar i vetëm. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se i dyshuari kishte njoftuar se donte të vriste njerëz, përmes një videoje të postuar në kanalin e tij në You Tube, ku siç thuhet, ka treguar edhe aftësitë e tij në hedhjen e shigjetave me hark. Në Norvegji, është ende e gjallë frika për sulme të ekstremit të djathtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

10 vite më parë, Anders Behring Breivik, vrau 77 vetë gjatë një tubimi të të rinjve laburistë në ishullin e Utojës, dhe një sulmi tjetër në Oslo.