Talebanët kanë dënuar një sulm të amerikanëve me dron, kundër një kamikazi të ISIS-K në Kabul, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kishin shkelur sovranitetin afgan.

Bilal Kareemi, zëdhënësi i talebanëve, i tha CNN se “nuk është e përshtatshme të hysh në territorin e të tjerëve” dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të informojnë talebanët.

“Sa herë që Shtetet e Bashkuara kryejnë operacione të tilla, ne i dënojmë ato,” tha Kareemi.

Një sulmues kamikaz po hipte në një makinë të shënjestruar nga SHBA pranë një ndërtese, tha një zyrtar amerikan për CNN. Mbetet e paqartë nëse automjeti ishte përgatitur për një sulm me bombë në Kabul.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Goditja me dron erdhi disa orë pasi një sulm terrorist pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit të enjten ku përgjegjësinë e morën militantët e Shtetit Islamik, duke vrarë të paktën 200 njerëz, përfshirë 13 ushtarë amerikanë.