Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, është larguar nga vendi. Lajmin e bën të ditur BBC, që citon zyrtarë afganë.

Mendohet se Afganistanin e ka braktisur edhe zv/presidenti Amrullah Saleh. Largimi i Presidentit afgan vjen pasi talebanët iu afruan periferisë së Kabulit.

Gjatë ditëve të fundit, Presidenti Ghani ka qenë nën presion të madh për të dhënë dorëheqjen, pasi qytete të mëdha të vendit kanë rënë në duart e talebanëve.

Talebanët dhe zyrtarët e qeverisë afgane janë në negociata për një transferim paqësor të pushtetit pasi luftëtarët rrethuan kryeqytetin Kabul.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";