Të paktën 15 vetë humbën jetën dhe mbi 24 të tjerë dyshohet të jenë bllokuar nën rrënoja pasi raketa ruse goditën një bllok apartamentesh pesëkatëshe në rajonin e Donetskut të Ukrainës, thanë zyrtarët lokalë të dielën.

 

Ukraina njoftoi gjithashtu për përleshje me trupat ruse në frontet e luftës në lindje dhe jug, ndërsa Moska tha se forcat e saj goditën depot e ushtrisë ukrainase ku mbaheshin artileri të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, pranë Kostyantynivkas në rajonin e Donetskut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Guvernatori i Donetskut Pavlo Kyrylenko tha se blloku i apartamenteve u godit të shtunën në mbrëmje në qytetin Chasiv Yar. Shërbimi rajonal i urgjencës njoftoi të dielën për 15 të vdekur, duke shtuar se 24 persona të tjerë mund të jenë ende nën rrënoja.

 

Andriy Yermak, shefi i shtabit të Presidentit Volodymyr Zelenskiy, tha në një postim në Telegram se bëhej fjalë për “një tjetër sulm terrorist” dhe se Rusia duhet të konsiderohet si sponsorizuese e terrorizmit./VOA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";