Lufta në Ukrainë/ OKB: Të paktën 136 të vdekur në Ukrainë, mes tyre 13 fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Ukrainë/ OKB: Të paktën 136 të vdekur në Ukrainë, mes tyre 13 fëmijë

Kombet e Bashkuara bëjne me dije se të paktën 136 civilë, mes tyre 13 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

 

Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri i vërtetë i vdekjeve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

 

Advertisement

Throssell tha se shumica e njerëzve u vranë nga granatimet e rënda të artilerisë, sulmet ajrore dhe eksplozivë të tjerë. OKB tha gjithashtu se rreth 400 njerëz janë plagosur në luftimet deri tani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy