Të paktën katër persona janë vrarë pas një sulmi me raketë të kryer nga Rusia në qytetin ukrainas të Lvivit.

 

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënojat e një ndërtese banimi për të mbijetuar dhe viktima të tjera, thanë autoritetet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë sulm, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës janë plagosur edhe nëntë persona. Në njoftim u tha se sulmi me raketë ka shkatërruar dy katet e sipërme të një ndërtese banimi.

 

Kryetari i Lvivit, Andriy Sadovyi, tha se rreth 60 banesa dhe 50 makina në zonën ku u krye sulmi janë dëmtuar.

Përmes një video-mesazhi, Sadovyi tha se ky ishte sulmi më i madh ndaj infrastrukturës civile në Lviv, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, raporton REL.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha përmes Telegramit se “fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur. Patjetër që do të ketë një përgjigje për armikun. Do të jetë një përgjigje e qartë”.

 

Zelensky po ashtu ka publikuar pamje me dronë të dëmeve të shkaktuara nga ky sulm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qindra mijëra ukrainas, që janë larguar nga shtëpitë e tyre nga zonat në lindje dhe pjesë të tjera të shtetit, janë strehuar në Lviv.

Lviv gjendet në perëndim të Ukrainës, rreth 70 kilometra larg kufirit me Poloninë.