Rusia bombardon zonat e banuara, të paktën 4 viktima në Lviv

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia bombardon zonat e banuara, të paktën 4 viktima në Lviv

Sulmet ruse vijojnë të godasin zonat e banuara të Ukrainës. Një sulm raketor i së enjtes ka goditur një zonë banimi banimi në distriktin Zolochiv në Lviv. Lajmi është konfirmuar nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Lviv, Maksym Kozytskyi.

 

Si pasojë, katër persona kanë vdekur dhe të tjerë mund të jenë nën rrënoja.

 

Advertisement

“Për momentin dimë për katër të vdekur. Këta janë katër të rritur. Dy burra dhe dy gra. Ata ishin në shtëpi kur raketa goditi”, tha ai. “Rrënojat janë ende duke u çmontuar. Mund të ketë njerëz të tjerë nën to.”

 

Autoritetet raportojnë se zjarri shkatërroi tre ndërtesa banimi.

 

Advertisement

Zyrtarët ukrainas raportuan më herët se të paktën dy persona u vranë në Kiev pasi bombardimet ruse shënjestruan objektet energjetike në të paktën shtatë rajone anembanë Ukrainës të enjten.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy