Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara kanë pyetje lidhur me kërkesën e Kazakistanit për ndihmë nga organizata e sigurisë, e udhëhequr nga Rusia.

 

Kazakistani ka kërkuar trupa nga Organizata e Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) që të shtypë protestat, që kanë lënë të vdekur dhjetëra persona në këtë shtet të Azisë Qendrore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryediplomati amerikan tha se autoritetet kazake “kanë kapacitet për t’u përballur me protestat” në atë mënyrë që do të respektoheshin të drejtat e protestuesve dhe në të njëjtën kohë duke vënë rend dhe ligj.

“Prandaj nuk është e qartë pse ata e ndien të nevojshme për të kërkuar ndihmë nga jashtë, dhe ne jemi duke u munduar që të kuptojmë më shumë për këtë gjë”, tha Blinken gjatë një konference për media më 7 janar në Departamentin e Shtetit.

 

Më herët gjatë javës, Kazakistani kërkoi ndihmën nga gjashtë anëtarët e CSTO-së, që përbëhet nga Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani dhe Armenia, pas shpërthimit të protestave për shkak të rritjes së çmimit të energjisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Rusia ka dërguar disa mijëra trupa në Kazakistan nën siglën e CSTO-së.

“Unë mendoj se një mësim nga historia e kohëve të fundit është se kur rusët janë në shtëpinë tuaj, ndonjëherë është shumë e vështirë që t’i detyrosh që të largohen”, tha Blinken.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komentet e Blinken erdhën pasi presidenti kazak, Qasym-Zhomart Toqaev njoftoi se ka autorizuar personelin e sigurisë që të qëllojnë pa paralajmërim protestuesit, edhe pse forcat e sigurisë duket se kanë nën kontroll shumicën e qyteteve në Kazakistan.

 

Dhjetëra persona janë vrarë në protestat e paprecedentë kundër qeverisë që nisën për shkak të zemërimit me rritjen e çmimeve të energjisë. Kjo është dhuna më vdekjeprurëse në Kazakistan në tre dekadat që prej se ky shtet shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik./REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";