Ndërprerja e energjisë elektrike në termocentralin e Çernobolit, për shkak të luftimeve Rusi-Ukrainë ka ngritur shqetësime për rrezikun e rrjedhjes së substancave radioaktive në atmosferë.

Sipas kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore, termocentralit të Çernobilit i duhet energji elektrike për të ftohur karburantin bërthamor.

Nëse karburanti bërthamor nxehet atëherë ka rrezik që të çlirohen në atmosferë substanca toksike radioaktive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Termocentrali bërthamor i Çernobilit është shkëputur plotësisht nga rrjeti elektrik për shkak të veprimeve ushtarake të pushtuesit rus . “Stacioni nuk ka më energji elektrike ,” thuhet në faqen e Ukrenergo në Facebook.