Kosova rrezikon të mbetet pa energji në dimër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosova rrezikon të mbetet pa energji në dimër

Kosova rrezikon që të ketë mungesë të energjisë elektrike gjatë sezonit të dimrit. Përveç kësaj, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka paralajmëruar sërish rritje të çmimit të energjisë elektrike në pranverë të vitit të ardhshëm. Ndaj ajo ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike.

“Çmimet e importit janë rritur pesëfish. Është gjendje e jashtëzakonshme. Në mënyrë që kjo krizë sa më pak ta prekë Kosovën, qytetarët duhet që të kursejnë rrymën, që të shfrytëzojnë burime të tjera të ngrohjes”.

Megjithatë qytetarët janë të shqetësuar për paralajmërimet për shtrenjtim të energjisë elektrike. Së fundmi Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshjen kornizë të bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike. Kjo është parë si pozitive në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrencës në treg.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy