Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në qendrën e koncerteve Crocus në Moskë të premten mbrëma ka arritur në 140,  pasi një nga personat që kishte mbetur i plagosur dhe ishte shtruar në spital në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, nuk ia doli dhe ndërroi jetë sot, deklaron ministri rus i shëndetësisë, Mikhail Murasko .

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha më 27 mars se katër nga 76 personat që gjenden në spital janë në gjendje kritike.

Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes Civile, Emergjencave dhe Fatkeqësive, përfundoi pastrimin e rrënojave në sallën e koncerteve, teksa u raportua se kërkimet për trupa të tjerë kanë përfunduar.

Katër persona të armatosur sulmuan sallën e koncerteve Krokus, duke qëlluar drejt njerëzve dhe duke i vënë flakën sallës./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";