Rëndohet bilanci i të vdekurve nga sulmi në Moskë, mes tyre 3 fëmijë, Putini i pikëlluar, ndez qirinj për viktimat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rëndohet bilanci i të vdekurve nga sulmi në Moskë, mes tyre 3 fëmijë, Putini i pikëlluar, ndez qirinj për viktimat

Numri i viktimave nga sulmi i kryer nga persona të armatosur në sallën e koncerteve në teatrin Crocus në Moskë arriti në 137 nga 133 që ishte , mes tyre tre fëmijë, njoftuan sot hetuesit rusë, të cilët raportuan se në vendngjarje gjetën armë dhe municione.

“Identifikimi i trupave të viktimave është duke vazhduar. Deri më tani në vendin e sulmit terrorist janë gjetur kufomat e 137 personave, mes të cilëve tre fëmijë”, thekson Komisioni Hetimor në një njoftim për mediat.

Deri më tani janë identifikuar 62 trupa, thuhet në deklaratë, duke shtuar se në vendin e sulmit janë gjetur dy pushkë sulmi dhe një sasi e madhe municionesh.

Ndërkohë të dyshuarit për sulmin në sallën e koncerteve u transferuan në selinë e Komitetit Hetues në Moskë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Advertisement

Më herët Kremlini publikoi pamjet ku presidenti rus, Vladimir Putin nderon viktimat e sulmit terrorist në Moskë.

Kliko këtu për të parë videon

Siç duket në video, Putini ka ndezur qirinj për viktimat e sulmit, ndërsa duket tejet i pikëlluar për këtë ngjarje të rëndë.

Sulmi i 22 marsit është më i rëndi për Rusinë qe prej vitit 2004, kur një mijë njerëz u morën peng në një shkollë në Beslan, dhe më pas 333 persona gjysma e të cilëve fëmijë, humbën jetën. /vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy