Sulmi vdekjeprurës në Moskë, Zelensky i zemëruar me Rusinë: Putini nxitoi t’i drejtojë gishtin Kievit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi vdekjeprurës në Moskë, Zelensky i zemëruar me Rusinë: Putini nxitoi t’i drejtojë gishtin Kievit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar lidhur me sulmin e përgjakshëm në një teatër në Moskë ku mbetën të vrarë mbi 130 persona dhe të plagosur rreth 160.

Në deklaratën e tij presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte dukshëm i zemëruar që vendi i tij u fajësua nga Rusia për sulmin vdekjeprurës në Moskë.

Ai e përshkroi presidentin rus dhe të tjerët që e akuzuan në Moskë si “llum” për lidhjen e sulmit atje me Kievin.

Teksa e cilësoi Putinin si një lider “të mjerë”, Zelensy tha se presidenti rus ishte më i shqetësuar për t’i drejtuar gishtin Kievit sesa për të qetësuar qytetarët e Rusisë, shkruan BBC.

Advertisement

Zelensky më pas kujtoi sulmet që Rusia ka bërë kundrejt Ukrainës, duke thënë se ajo kishte dërguar “qindra mijëra terroristë të saj” në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Ai tha se ato trupa tani po brutalizojnë Ukrainën, në vend që të mbrojnë Rusinë kundër kërcënimit real të ekstremizmit.

Ndërkaq kujtojmë se përgjegjësinë për sulmin në Moskë e mori grupi militant, Shteti Islamik i cili publikoi edhe një video që pretendon ta ketë xhiruar njëri prej sulmuesve. Videoja, e cila zgjat rreth 90 sekonda, tregon katër persona . Njëri prej agresorëve shihet kur hap zjarr ndaj njerëzve që janë fshehur.

Rusia i ka arrestuar 11 persona që dyshohen se kanë pasur lidhje me ngjarjen përfshirë edhe katër personat e dyshuar.

Advertisement

Sulmi i 22 marsit është më i rëndi për Rusinë qe prej vitit 2004, kur një mijë njerëz u morën peng në një shkollë në Beslan, dhe më pas 333 persona gjysma e të cilëve fëmijë, humbën jetën. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy