
Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky, ka deklaruar se lufta po zhvendoset drejt Rusisë. Kjo deklaratë e Zelenskyt vjen si paralajmërin pas sulmeve me dronë në Moskë, për të cilët Rusia bën përgjegjës Ukrainën.
Zelensky tha se sulmet në territorin rus ishin një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë i luftës midis dy vendeve.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se tre dron ukrainas u rrëzuan të dielën, ndërsa dy u përplasën në ndërtesa.
Sulmi me dron në orët e para të së dielës është i fundit për të cilin Moska ka fajësuar Kievin. Ukraina rrallë merr përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë, por në një fjalim të dielën nga qyteti perëndimor i Ukrainës, Ivano-Frankivsk, Zelensky tha se Ukraina po forcohej.
“Sot është dita e 522-të e të ashtuquajturit “Operacion Special Ushtarak”, për të cilin udhëheqja ruse mendoi se do të zgjaste disa javë”, tha ai.
Nga ana tjetër, Rusia është zotuar për hakmarrje, duke e konsideruar sulmin si terrorizëm ndaj civilëve.