Prokuroria e Berlinit ka lëshuar një urdhër arresti për një mjek, i cili akuzohet për të paktën katër vrasje. Ndaj mjekut 39-vjeçar rëndon gjithashtu akuza e zjarrvënies dhe tentativës për zjarrvënie.
Sipas policisë, mjeku ka punuar në ekipin e kujdesit paliativ për të moshuarit dhe dyshohet se ka vrarë katër gra (paciente), të moshës 72, 76, 87 dhe 94 vjeç, midis 11 qershorit dhe 14 korrikut.
39-vjeçari vrau pacientët në shtëpinë ku i vizitonte si pjesë e punës së tij dhe më pas tentoi t’i vërë flakën vendit për të asgjësuar provat.
Njëra prej viktimave, 87-vjeçarja ia doli të mbijetonte por ndonëse ekipet e shpëtimit arritën ta ringjallën, ajo ndërroi jetë pak kohë më vonë në spital. Mjeku u arrestua ditën e djeshme./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";