Gjermani/ Një adoleshent sulmon me thikë dhe plagos katër shokë të klasës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermani/ Një adoleshent sulmon me thikë dhe plagos katër shokë të klasës

Të paktën katër nxënës u plagosën kur u sulmuan me thikë nga një shok klase në shkollën e mesme “Wilhelm-Dörpfeld-Gymnasium” në Wuppertal.

Sulmuesi, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, është arrestuar dhe po zhvillohet një operacion i madh policor për të përcaktuar nëse ai kishte bashkëpunëtorë.

Sipas Policisë, një adoleshent ka sulmuar shokët e klasës, duke plagosur të paktën katër prej tyre.

Gjendja e të plagosurve dhe rrethanat e sakta të sulmit mbeten të paqarta. Në vendngjarje janë vendosur forca të forta policie, me pjesëmarrjen e forcave speciale, ndërsa një helikopter policie po merr pjesë në kërkim të bashkëpunëtorëve të mundshëm të autorit.

Advertisement

Në shkollë kanë shkuar edhe ekipet e shpëtimit si dhe psikologë specialistë për të mbështetur nxënësit, të cilët qëndrojnë në klasat e tyre deri në konstatimin se nuk ka rrezik të mëtejshëm. Shumë prej prindërve të nxënësve tashmë janë mbledhur jashtë godinës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy