Kazakistani ditët e fundit po përballet me një gjendje të jashtëzakonshme ku deri më tani për shkak të trazirave kanë humbur jetën dhjetëra qytetarë.

Presidenti i vendit Kasim-Yomart Tokayev  në urdhrin e tij të fundit u ka thënë ushtarëve që të qëllojnë pa paralajmëruar në drejtim të protestuesve.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kreu i shtetit ka theksuar ndër të tjera se rreth 20 000 kriminelë kanë sulmuar Almatyn, në qendër të protestave të shkaktuara nga rritja e karburantit në Kazakistan.

Ndërkohë për incidentet e dhunshme, Tokayev fajësoi “terroristët” të trajnuar jashtë vendit, por nuk dha asnjë provë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fjalën e tij, Tokayev ndër të tjera ka falënderuar homologun e tij rus, Vladimir Putinin për dërgimin e trupave në vend dhe theksoi se prania e tyre është e përkohshme në Kazakistan.