Policia italiane ka zhvilluar një operacion antidrogë mëngjesin e sotëm, 26 mars.

Mediet italiane bëjnë me dije se janë lëshuar 11 urdhër-arreste.

Të arrestuarit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike (kokainë, heroinë dhe hashash) nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Operacioni blic nisi në zonën e Vibo Valentias, bazuar në rezultatet e hetimeve komplekse të kryera nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Napolit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky është vazhdimi i operacionit të njohur si “Maestrale-Carthago” dhe dyshohet se personat e trafikut të drogës janë pjesë e “Ndrangheta”./vizionplus.tv