Një festival fetar hebre në veri të Izraelit është kthyer në tragjedi pasi turmat e mëdha të besimtarëve u përplasën mes tyre në një moment paniku. 44 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur. (efekte)

Në këto video, shfaqen mijëra njerëz që përpiqen të largohen nga kaosi përmes një rruge të ngushtë. Ka patur raporte kontradiktore për atë që shkaktoi tragjedinë. Sipas policisë incidenti ndodhi nga një panik i shkaktuar kur njerëzit po tentonin të kalonin shkallët. Disa nga pelegrinët kanë marrë alarm të rremë për bombë ndërsa disa të tjerë thonë se gjatë tubimit është shembur një strkturë ku qëndronin njerëzit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi ngjarjen si një “katastrofë të rëndë”. Incidenti ndodhi natën vonë ndërsa mijëra ultra-ortodoksë u mblodhën në malin Meron për të festuar Lag BaOmer, një festë hebreje që nderon Rabbinin Shimon Bar Yochai, një mistik i shekullit të 2-të i cili është varrosur atje.

Ky ishte tubimi i parë i madh fetar i mbajtur që kur Izraeli hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e pandemisë së koronavirusit për shkak të një fushate të shpejtë vaksinimi. Megjithatë, autoritetet shëndetësore kishin paralajmëruar mos mbajtjen e një tubimi kaq të madh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhjetëra mijëra hebrenj ortodoksë bëjnë një pelegrinazh në Meron çdo vit për Lag B’Omer, një festë fetare vjetore që shënohet me zjarre, lutje dhe vallëzim.