Dhjetëra të vdekur nga përplasja e trenit në Tajvan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetëra të vdekur nga përplasja e trenit në Tajvan

Rreth 34 njerëz humbën jetën kur një tren në Tajvan doli nga shinat në një tunel.

Autoritetet thanë se ekipet e shpëtimit po përpiqen të futen në vagonët brenda tunelit, që, sipas tyre, “janë dëmtuar rëndë”.

Sipas policisë hekurudhore të Tajvanit, mbi 70 njerëz u plagosën.

Treni raportohet se transportonte rreth 350 vetë.

Advertisement

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, tha se një numër njerëzish mbeten ende të bllokuar brenda trenit.

“Mekanizmat e shpëtimit emergjent janë vënë në dispozicion për të sëmurët dhe të plagosurit. Shpëtimi i të bllokuarve është prioriteti ynë më i lartë tani”, tha ajo.

Sipas raporteve të mediave lokale, aksidenti ndodhi kur një automjet mirëmbajtës ra në shinat e trenit.

Aksidenti pranë qytetit Hualian duket se është më i rëndi në Tajvan në disa dekada.

Advertisement

Në vitin 2018, 18 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti hekurudhor atje.

Një aksident më i rëndë ka ndodhur në vitin 1991, kur 30 pasagjerë kanë vdekur pas përplasjes së dy trenave./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy