25 persona kanë humbur jetën e 2 të tjerë janë plagosur rëndë pasi avioni ushtarak me të cilin po udhëtonin u rrëzua pak para se të ulej në pistë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin Kharkiv të Ukrainës

2 nga të mbijetuarit u hodhën nga avioni ushtarak para se të rrëzohej, ndërsa trupi i njërit prej 28 personave në bord nuk është gjetur ende.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria e Ukrainës deklaroi se ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë të avionit AN-26 të ushtrisë ukrainase, i cili po kryente një fluturim trajnues. 7 prej pasagjerëve në bord ishin student të forcës ajrore të Universitetit Kharkiv, ndërsa të tjerët kadetë të Universitetit.

Shkak i tragjedisë duket se është bërë mosfunksionimi i motorit të majtë të avionit, rreth orës 20:50 të mbrëmjes së të premtes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të tmerrshme. Ai u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave dhe njoftoi se një komision qeveritar do të hetojë të gjitha rrethanat dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.

Tragjedi në Ukrainë/ 25 viktima nga rrëzimi i një avioni shkruan Vizion Plus.