Avioni ndahet në dysh, të paktën 18 viktima deri tani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

18 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur pasi një avion i Air India Ekspres me 174 pasagjerë në bord përfshirë 10 foshnje, dy pilotë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua.

Boeing-737 ishte nisur nga Dubai dhe pasagjerët ishin persona të riatdhesuar të cilët ishin bllokuar jashtë kufijve për shkak të koronavirusit. Por sapo është ulur në aeroportin Indian jashtë pistës së fluturimit, avioni ka përfunduar i ndarë në dysh.

Ministri i Aviacionit Civil tha se piloti kishte tentuar kthimin e avionit ne pistë, por humbi kontrollin dhe avioni pësoi dëmtimin që rezultoi fatal. Autoritetet kanë bërë me dije se shkak i tragjedisë ishin kushtet e motit, pasi zona e Karela është goditur nga reshjet e dendura të shiut ditët e fundit, duke shkaktuar edhe rrëshqitje të tokës.

Në Indi kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Ky nuk është incidenti i parë. Në vitin 2010, një avion i Air Air Express Boeing 737 që vinte po nga Dubai, u përfshi nga flakët sapo u ul në pistë, duke u marrë jetën 158 personave e vetëm 8 prej tyre mbijetuan.

Advertisement

Avioni ndahet në dysh, të paktën 18 viktima deri tani shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy