Zjarret “gjunjëzojnë” Kaliforninë/ Të paktën 4 viktima dhe mijëra të evakuuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarret “gjunjëzojnë” Kaliforninë/ Të paktën 4 viktima dhe mijëra të evakuuar

4 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve masive që kanë përfshirë Kaliforninë Veriore prej disa ditësh, ndërsa mijëra zjarrëfikës me ndërhyrjen nga toka dhe ajri vijojnë betejën për shuarjen e mbi 300 vatrave aktive, 23 prej të cilave janë kërcënuese. Dhjetra banorë dhe zjarrëfikës kanë mbetur të lënduar.

Autoritetet bëjnë me dije se 62 mijë banorë janë detyruar të evakuohen për shkak se flaket u janë afruar qendrave të banimit. Të paktën 480 shtëpi janë shkrumbuar ndërsa mbi 200 mijë hektarë sipërfaqe toke është perfshire nga zjarret.

Janë më shumë se 100 mijë qytetarë të cilëve u është kërkuar të evakuohen.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom tha për mediat se zjarret që kanë përfshirë vendin janë ekstremisht të mëdha dhe më kërcënuese se vatrat e viteve të kaluara.

Advertisement

Kalifornia është përfshirë nga një valë të nxehti ekstrem ditët e fundit.

Zjarret “gjunjëzojnë” Kaliforninë/ Të paktën 4 viktima dhe mijëra të evakuuar shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy