Kalifornia në betejë me zjarret, shënohen mbi 30 viktima e shumë të zhdukur  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kalifornia në betejë me zjarret, shënohen mbi 30 viktima e shumë të zhdukur   

Më shumë se 30 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë shtetet e Bregut Perëndimor të SHBA, ndërsa dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur. Zyrtarët paralajmërojnë se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.

Zjarret po vijojnë të shkrumbojnë mijëra hektarë sipërfaqe toke në Oregon, Californi dhe Washington, e mijëra shtëpi e biznese janë shkatërruar.

Advertisement

Dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Situata paraqitet kritike në Oregon ku zjarrfikësit po vijojnë luftën për shuarjen e 16 vatrave të mëdha aktive, ndërsa në Washington, raportohen 14 vatra aktive.

Advertisement

Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Kaliforninë të hënën për t’u informuar më në detaje mbi situatën.

Kalifornia në betejë me zjarret, shënohen mbi 30 viktima e shumë të zhdukur shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy