Tragjedi në rajonin e Flanders të Belgjikës. Një burrë 33-vjeçar vrau gruan e tij shtatzënë 28-vjeçare dhe një fëmijë pesë-vjeçar në Thurmont.

 

Burri është paraqitur në komisariat në orën 6.30 të mëngjesit të së shtunës duke rrëfyer aktin e tij, raporton rrjeti rtl. Autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur dy trupa në njërën nga dhomat e shtëpisë, ndërsa në vend është gjetur edhe një mjek.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk mund të flasim ende për shkaqet e vdekjes. Mund të themi se kjo është një grua shtatzënë dhe fëmija i saj pesëvjeçar”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens.

 

Njëkohësisht, kreu i policisë së zonës theksoi se nuk do të jepen detaje deri në përfundimin e hetimeve. Autori i është nënshtruar analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e drogës apo alkoolit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çifti ishte i martuar dhe jetonte së bashku prej 6 muajsh. Sipas dëshmitarëve nuk ka pasur tension mes dy bashkëshortëve.