minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Vrau gruan shtatëzënë me gjithë foshnjën, vret veten autori në Kosovë - Struga.info


Vrau gruan shtatëzënë me gjithë foshnjën, vret veten autori në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau gruan shtatëzënë me gjithë foshnjën, vret veten autori në Kosovë

I ka dhënë fund jetës autori i vrasjes së gruas Hamide Magashi, shtatëzënë dhe foshnjës që kishte në bark.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Kosovë.

 

Advertisement

Lajmin për vetëvrasjen e autorit e ka dhënë Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

 

Pas 48 orësh kërkime, autori është lokalizuar nga Policia e Kosovës, por nuk ka pranuar të dorëzohet duke i dhënë fund jetës.

 

Advertisement

 

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.
Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”- shkruan Ministri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy