Turqia është ndarë në dysh. Ndërsa jugu është gjunjëzuar nga flakët, veriu përballet me përmbytjet.
Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të rrezikshme dheu, duke u marrë jetën 27 personave. Të tjerë janë plagosur apo janë shpallur të humbur.
Helikopterët ndërhynë për të shpëtuar personat e bllokuar në çati ndërsa automjetet u tërhoqën zvarrë nga rryma.
Përmbytjet prekën rajonet bregdetare të Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun. Meteorologët thonë se një katastrofë e tillë nuk ishte parë në 50 ose 100 vjet.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";