Përmbytjet në Gjermani, 19 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmbytjet në Gjermani, 19 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Rreth 19 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra janë zhdukur në Gjermani, pasi shirat e rrëmbyer i kthyen rrugët në përrenj të furishëm, duke marrë përpara makina dhe duke shkatërruar ndërtesa.

 

Autoritetet kanë shpallur një emergjencë në rajon. Pjesë të mëdha të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore, si dhe vendet fqinje kanë pësuar dëme të mëdha.

 

Advertisement

“Unë kurrë nuk kam përjetuar një katastrofë të tillë”, tha një 63-vjeçar.

 

Në qytetin Schuld në rajonin Eifel, në kufi me Belgjikën dhe Luksemburgun, 6 shtëpi, në të cilat aktualisht kërkohen 30 persona, u shkatërruan për shkak të përmbytjeve.

 

Advertisement

Në shumë vende, banorët janë të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Në provincën fqinje të Nordrhein-Ëestfalen, dy oficerë policie humbën jetën gjatë një ndërhyrjeje në përpjekje për të shpëtuar qytetarët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy