Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës rihter ka goditur mëngjesin e kësaj të diele Turqinë. Lëkundja u regjistrua në Elazig dhe ishte me një thellësi prej rreth 16 kilometrash.

Nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dëme materiale.

Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu informoi se tërmeti nuk kishte shkaktuar asnjë problem.

Deri tani nuk ka ndonjë problematikë. Të gjitha ekipet tona vazhdojnë skanimet e tyre në fushë. Ne do të vazhdojmë t’ju informojmë”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";