Këto janë pamjet nga kufiri i Turqisë me Iranin, ku po ndërtohet një mur me qëllim parandalimin e një fluksi të ri refugjatësh, kryesisht nga Afganistani.

Deri më tani një pjesë 5 km e murit 3 metra të lartë është në ndërtim e sipër, dhe Turqia po synon ta zgjasë atë deri në 295 km në kufirin e saj iranian, të përforcuar nga telat me gjemba.

Erdogan tha se Turqia do të punojë me Pakistanin për parandalimin e një vërshimi të ri të refugjatëve.

“Turqia po përballet me një valë migratore në rritje të afganëve që kalojnë përmes Iranit. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të mundësuar kthimin e stabilitetit në rajon, duke filluar nga Afganistani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për ta bërë këtë, ne duhet të ndjekim dhe forcojmë bashkëpunimin tonë me Pakistanin. Ne jemi të vendosur për të mobilizuar të gjitha mjetet në dispozicion për të pasur sukses ”

Turqia ka disa qindra ushtarë të vendosur në Afganistan dhe ka ofruar të marrë përgjegjësinë për sigurinë në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit pasi SHBA të përfundojë tërheqjen e saj ushtarake, me kusht që të ketë mbështetje financiare dhe logjistike.

Erdogan gjithashtu ka propozuar të takohet me udhëheqësit talebanë për bisedime.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";