Themeluesi i Telegram, Pavel Durov do të dalë para togave të zeza ditën e sotme
Lajmin e kanë konfirmuar disa prokurorë francezë, ndërsa bëjnë me dijë se ai është transferuar drejt Gjykatës për t’u marrë në pyetje përpara një aktakuze të mundshme.
39 vjeçari Durov u arrestua në aeroportin Bourget të Parisit të shtunën 24 gushtit me një urdhër të lëshuar nga autoritetet franceze në lidhje me paaftësinë për të moderuar aplikacionin e tij Telegram.
Ai po hetohej me akuza në lidhje me një sërë krimesh, duke përfshirë akuzat se platforma e tij ishte bashkëpunëtore në ndihmën e mashtruesve, trafikantëve të drogës dhe njerëzve që përhapnin pornografi për fëmijë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";