Telegram sfidon Zoom dhe Skype

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Telegram sfidon Zoom dhe Skype

Kompania ruse Telegram do të sfidojë kompanitë amerikane Zoom dhe Skype, pasi është gati të nisë thirrjet video në grup, deklaroi shefi i saj, Pavel Durov.

Kompania Telegram kishte planifikuar ta shtonte atë në vitin 2020, por pandemia ngadalësoi punën e zhvillimit.

Sidoqoftë, thirrjet individuale të enkriptuara arritën gushtin e kaluar.

Advertisement

Njoftimi i Durov u shpërnda në kanalin e tij Telegram ku ai shkruajti se “duke folur për thirrjet video, në maj do të shtojmë një dimension video në bisedat tona zanore, duke e bërë Telegram një platformë të fuqishme për thirrjet video në grup”.

Pikërisht prania e vëmendjes së madhe ndaj privatësisë është një nga elementët në të cilin Durov përqendrohet më shumë kur flet për Telegramin.

Kompania arriti në 400 milion përdorues aktivë në muaj në Prill 2020, dyfish më shumë se 200 milion në 2018.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy