Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov akuzoi sot Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken se ishin “frikacakë” sepse “ikën” nga Shkupi pa e takuar atë me rastin e takimit të ministrave të jashtëm të OSBE-së.

 

Ata janë thjesht frikacakë, kanë frikë nga çdo bisedë e sinqertë me faktet në dorë”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp pas përfundimit të punës, raporton TASS.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një ditë më parë, kur Lavrov mori fjalën në Samitin e 30 të OSBE,  disa ministra të vendeve pjesëmarrëse bojkotuan, duke lënë karriget e tyre e duke dalë nga salla. Lavrov akuzoi anëtarët dhe organizatën se është kthyer në vegël të Bashkimit Europian.

 

Deklarateve të Lavrov iu përgjigj ashpër ministri i jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani  i cili i kujtoi Rusisë qëndrimet e saj ndër vite dhe ndërhyrjet ushtarake në vende të ndryshme sovrane që nga koha e bashkimit sovjetik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";