Borrell do të marrë pjesë në takimin e OSBE-së në Shkup, por nuk do të bisedojë me Lavrov

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha sot se do të udhëtojë në Shkup për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), por nuk do të bisedojë me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Borrell shpjegoi në konferencën e sotme për shtyp me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Bruksel se nuk do të dëshironte që selia e BE-së të mbetej bosh në Këshillin e OSBE-së. Ai ka sqaruar se do të marrë pjesë në darkën zyrtare, por më pas do të duhet të kthehet shpejt për shkak të takimeve të tjera në Bruksel.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë njoftoi se puna kryesore për sanksionet e reja evropiane kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë ka përfunduar dhe shprehu shpresën se vendimi përkatës do të miratohet në dhjetor.

– Nuk shoh shenja lodhjeje në BE nga lufta në Ukrainë, të gjithë janë të shqetësuar dhe i njohin sukseset e ukrainasve. Nuk duhet të lejojmë që të jemi të lodhur, komentoi ai.

Advertisement

Borrell vuri në dukje se ndihma totale e BE-së për Ukrainën tashmë ka arritur në 27 miliardë euro. /Telegrafi/

Borrell do të marrë pjesë në takimin e OSBE-së në Shkup, por nuk do të bisedojë me Lavrov shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy