Borrell vjen në Shkup, por nuk do të bisedoj me Lavrovin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Borrell vjen në Shkup, por nuk do të bisedoj me Lavrovin

Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell tha sot se do të udhëtojë në Shkup për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), por nuk do të bisedojë me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Lexo po ashtu
Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore për të ateruar në Shkup

Advertisement

Borell në konferencën e sotme për shtyp me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Bruksel tha se nuk do të dëshironte që selia e BE-së të mbetej bosh në Këshillin e OSBE-së.

Ai ka sqaruar se do të marrë pjesë në darkën zyrtare, por më pas do të duhet të kthehet shpejt për shkak të takimeve të tjera në Bruksel.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë njoftoi se puna kryesore për sanksionet e reja evropiane kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë ka përfunduar, ndërsa shprehu shpresën se vendimi përkatës do të miratohet në dhjetor.

Advertisement

Dmytro Kuleba nuk do të merr pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Shkup

Lexo po ashtu
Dmytro Kuleba nuk do të merr pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Shkup

Advertisement

“Nuk shoh shenja lodhjeje në BE nga lufta në Ukrainë, të gjithë janë të shqetësuar dhe i njohin sukseset e ukrainasve. Nuk duhet të lejojmë që të jemi të lodhur”, komentoi ai./Telegrafi/

Borrell vjen në Shkup, por nuk do të bisedoj me Lavrovin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy