Samiti i OSBE-së – Blinken do të jetë në Shkup, për Lavrovin ende nuk ka konfirmim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samiti i OSBE-së – Blinken do të jetë në Shkup, për Lavrovin ende nuk ka konfirmim

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken do të vijë në darkën joformale të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, konfirmoi sot ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së dhe kryetar i OSBE-së, Bujar Osmani.

Osmani, i cili mbajti një konferencë për media për përgatitjet e Këshillit, nuk mundi të specifikojë nëse në darkën joformale do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Siç tha ai, agjendat e të gjithë ministrave janë të ndryshme, ndaj nuk do të thotë domosdoshmërisht që secili prej tyre të jetë i pranishëm në konferencë për të tri ditët.

Advertisement
Lexo po ashtu
Spasovski: Javën e ardhshme disa pjesë të Shkupit do të jenë të bllokuara, për shkak të Samitit të OSBE-së

Osmani tha se më 28 nëntor të ftuarit do të fillojnë të mbërrijnë, ndërsa darka joformale është caktuar për 29 nëntor me shumicën e ministrave.

Advertisement

Në darkë pritet të prezantohen qëndrimet e shteteve për të ardhmen e OSBE-së, por temë, siç tha Osmani, do të jetë edhe agresioni në Ukrainë.

Këshilli i Ministrave është planifikuar të mbajë edhe disa evente anësore, për të cilat janë planifikuar disa tema: Ukraina, ndryshimet klimatike, rinia dhe shoqëria civile./Telegrafi/

Samiti i OSBE-së – Blinken do të jetë në Shkup, për Lavrovin ende nuk ka konfirmim shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy