Konferenca e OSBE-së në Shkup, 30 nëntori ditë jo pune

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të konferencës së OSBE-së që do të mbahet në Shkup, 30 nëntori (e enjte) do të jetë ditë jo pune, ndërsa më 29 nëntor (e mërkurë) administrata dhe shkollat e Shkupit do të punojnë deri në ora 12.

Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në një postim në Facebook.

“30 Nëntor ( e enjte) do jetë ditë jo pune kurse 29 nëntor ( e mërkurë) do punohet deri në ora 12 për administratën dhe shkollat fillore dhe të mesme ne qytetin e Shkupit përshkak të Konferencës së madhe ministrore që e organizon Ministria e Jashtme. Faleminderit për mirëkuptim!”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, konferenca e OSBE-së në Shkup do të jetë e para e këtij lloji në histori të Maqedonisë së Veriut, ndërsa buxhetit të shtetit do t’i kushtojë prej 5 deri 8 milionë euro./Telegrafi/

Advertisement

Konferenca e OSBE-së në Shkup, 30 nëntori ditë jo pune shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy