Një shtetas me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 10 kilogramë drogë, përfshirë heroinë dhe kokainë. Droga u gjet në makinën dhe në shtëpinë e tij, raporton Ansa.

Në pranga ra një 39-vjeçar shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë.

 

Gjatë kontrollit në makinë, policia gjeti rreth 7 kg heroinë. Me vete ai kishte dhe një tufë çelësash, të cilët hapnin derën e një bodrumi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kontrollit në bodrum u gjet kokainë, dy kilogramë heroinë, një prese hidraulike, një blender, peshore dhe material për paketimin./vizionplus.tv