5 kg heroinë makinë, arrestohet 42-vjeçari në doganën e Morinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
5 kg heroinë makinë, arrestohet 42-vjeçari në doganën e Morinit

Një 42-vjeçar nga Presheva u arrestua nga policia në pikën kufitare të Morinit, pasi u kap duke trafikuar heroinë.

 

Në pranga përfundoi Abdullah Ahmeti i njohur ndryshe dhe me emrin Abdullah Jashari.

 

Advertisement

Operacioni për kapjen e tij, u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf 6”, agjentët gjetën të fshehur në një çantë 5.1 kilogramë heroinë.

 

Advertisement

Lënda narkotike dyshohet se do të trafikohej në shqipëri, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, që mund të jenë të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy