Kryebashkiaku i qytetit ukrainas të Melitopolit, Ivan Fedorov, i cili u mor peng për gati një javë nga forcat ruse, i ka përshkruar ditët që kaloi, si të vështira dhe të rrezikshme.

 

“Ishin gjashtë ditë të rrezikshme, sepse e kuptova që për rusët, jeta ime dhe jeta e civilëve vlente zero.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas lirimit, ai rrëfeu se ishte përballur me tortura psikologjike, por jo fizike, dhe se ishin diku te 5 deri në 7 ushtarë rusë që e merrnin vazhdimisht në pyetje dhe zhvillonin biseda me të. Fedorov tha se ushtarët rusë “kishin dashur ta bënin shembull”.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";