Ministri i Jashtëm ukrainas i alarmuar: Mbi 400 mijë persona po mbahen peng nga rusët në Mariupol

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Jashtëm ukrainas i alarmuar: Mbi 400 mijë persona po mbahen peng nga rusët në Mariupol

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba deklaroi se të paktën 400 mijë persona po mbahen peng në Marupol, duke shtuar se po i pengohet ilargimi nga qyteti përmes korridoreve humanitare.

Ai shtoi se 3,000 foshnjave u mungojnë ilaçet dhe ushqimi.”I bëj thirrje botës të veprojë, të detyrojë Rusinë të ndalojë luftën barbare kundër civilëve dhe fëmijëve”, tha ministri.

Ndërkohë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri ka reaguar edhe për ndërprerjen e energjisë elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit, nga forcat ruse.

Kuleba bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm, për të riparuar urgjentisht linjën e energjisë elektrike në termocentral.

Advertisement

“Gjeneratorët rezervë me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të fuqizuar termocentralin e Çornobilit. Pas kësaj, sistemet e ftohjes së objektit të magazinimit të karburantit bërthamor do të ndalojnë, duke bërë që rrjedhjet e rrezatimit të jenë të pashmangshme”, ka shkruar ministri i Jashtëm ukrainas.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy