Një ditë më parë, Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken priti në Uashington kryediplomatin turk Mevlut Cavusoglu, një vizitë e rrallë në Shtetet e Bashkuara e një zyrtari të lartë të Ankarasë.

 

Dy vendet u përpoqën të lënë mënjanë dallimet që kanë tensionuar për vite me radhë marrëdhëniet midis tyre, por nuk arritën të shënojnë ndonjë përparim në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi sulmin rus kundër Ukrainës dhe zgjerimin e NATO-s, dy nga një sërë çështjesh që kanë acaruar raportet midis dy aleatëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, u munduan të kapërcejnë hendekun, por kryediplomatët nuk dhanë ndonjë shenjë përparimi, megjithëse të dy lavdëruan partneritetin midis vendeve të tyre.

 

Zoti Cavusoglu mohoi të jetë diskutuar që shitja e avionëve luftarakë amerikanë F-16 për Turqinë të kushtëzohet me miratimin e Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Administrata e Presidentit Biden e mbështet shitjen e avionëve, por në Kongres ka kundërshtime të forta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne ritheksuan qëndrimet tona se këto janë çështje të ndryshme nga njëra-tjetra dhe se nuk lidhen në mënyrë të drejtpëdrejtë”, tha zoti Cavusoglu në një konferencë shtypi me gazetarët turq pas takimit.

 

Kjo është një vizitë e rrallë në Uashington e një zyrtari të lartë turk.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Administrata e presidentit Biden ka mbajtur distancë nga Turqia, për shkak të udhëheqjes gjithnjë e më autoritare të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe politikave që shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut.

 

E ndodhur në një udhëkryq midis Lindjes dhe Perëndimit, Turqia vazhdon të jetë një vend me rëndësi strategjike për Uashingtonin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç theksoi sekretari Blinken, Turqia ishte çelësi në arritjen e marrëveshjes midis Rusisë dhe Ukrainës për transportimin e miliona tonëve drithë drejt tregjeve botërore nga portet ukrainase, duke shmangur thellimin e krizës ushqimore për shkak të luftës.

 

Megjithatë, aleatët e NATO-s shpesh hasin në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, siç është blerja e raketave ruse nga Turqia dhe militantët kurdë në Siri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Blerja nga Turqia e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 në vitin 2017 u pasua me sanksione dhe përjashtimin e Turqisë nga prodhimi i brezit të ri të avionëve luftarakë F-35. Tani Ankaraja po përpiqet të përmirësojë boshllëkun e krijuar në flotën e saj ajrore.

 

Pala amerikane është e shqetësuar se marrëdhëniet e ngrohta të Ankarasë me Kremlinin janë forcuar edhe më shumë gjatë luftës në Ukrainë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithëse lidhjet e Turqisë me Moskën mundësuan përparime si ajo e nënshkrimit të marrveshjes së grurit dhe shkëmbimit të të burgosurve, Uashingtoni është i shqetësuar për ndikimin që mund të ketë mbi sanksionet niveli i tregtisë turko-ruse, që gjatë vitit të kaluar ka shënuar rritje.

 

Poashtu, zvarritja nga Ankaraja e ratifikimit të kërkesave të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, ka shtuar fërkimet midis dy aleatëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përpjekjet e fundit të Turqisë për t’u afruar me Sirinë, pas një dekade armiqësish, shkaktuan një tjetër ndarje me Shtetet e Bashkuara,

 

Takimi i ministrave të mbrojtjes së dy vendeve muajin e kaluar në Moskë, u pasua me reagimin e Departamentit amerikan të Shtetit kundër vendeve që normalizojnë marrëdhëniet me Damaskun.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ushtria amerikane ka paralajmëruar se një operacion turk kundër forcave kurde në Sirinë veriore mund të destabizilojë rajonin dhe të rigjallërojë grupin terrorist të Shtetit Islamik./voa