Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, tha se Rusia nuk e sheh as Bjellorusinë e as Ukrainën si shtete të pavarura dhe sovrane. Sipas saj, të dyja vendet duhet të luftojnë së bashku për të mbrojtur ekzistencën e tyre.

 

Pas manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2020 në Bjellorusi, të cilat i dhanë mandatin e gjashtë burrit të fortë Alyaksandr Lukashenka, i cili ka drejtuar vendin që nga viti 1994, agjentët e sigurisë e detyruan Tsikhanouskayan të largohet nga vendi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që atëherë ajo jeton dhe punon në Lituani, duke lobuar në komunitetin ndërkombëtar që të mos e njohë Lukashenkan dhe duke u bërë fytyra globale e ambicieve demokratike të vendit të saj.

 

Tsikhanouskaya tha në një intervistë për Associated Press se “nuk do të ketë Bjellorusi të lirë pa Ukrainën e lirë“.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lukashenka është një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e ka mbështetur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Moska.

 

Duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Tsikhanouskaya tha se do të ketë kërcënime të vazhdueshme të sigurisë ndaj Ukrainës dhe kufirit perëndimor të Bjellorusisë, për sa kohë që Putini është në pushtet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo tha se asnjë vend nuk dëshiron të jetë pjesë e një perandorie tjetër ruse.

 

“Pra, Bjellorusia është pjesë e këtij problemi dhe ky problem, kjo krizë, duhet të zgjidhet në këtë kontekst”, tha ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas saj, Lukashenka duhej ta mbështeste Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, sepse Putini e mbështeti atë pas protestave masive kundër pretendimit të tij për fitore në zgjedhjet e manipuluara të vitit 2020./ REL