Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Bashkimit Evropian duke kërkuar anëtarësim të menjëhershëm për Ukrainën në BE.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re. Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne.

Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit.

Zelensky tha se kishte folur ditën e djeshme me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës, Polonisë, si dhe kryeministrin e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";